E quajtën Zonjën e Parë të Francës “transgjinore”, dënohen 2 gra për shpifje ndaj Brigitte Macron

Dy gra franceze janë dënuar nga gjykata me nga 5 deri në 8 mijë euro gjobë, pasi në 2021 përhapen thashetheme për zonjën e parë, Brigitte Macron duke e quajtur “transgjinore”.

Do të ishte viti 2021 kur dy gra franceze nëpërmjet kanalit të tyre në “Youtube” përhapën thashetheme se zonja e parë Brigitte Macron, është transgjinore.

Por, edhe pse kanë kaluar mbi 3 vite. Brigitte Macron ka fituar gjyqin për shpifje. Tashmë dy gratë janë urdhëruar të paguajnë një gjobë 8,000 euro dëmshpërblim për Brigitte Macron dhe 5,000 euro për vëllanë e saj, Jean-Michel Tronier, i cili i kishte paditur.

Mediat shkruajnë se zonja e parë nuk ishte e pranishme në gjykatë gjatë seancës kur u bë i ditur vendimi.

Kujtojmë që në atë kohë ky ishte krye-lajm në median vendase dhe jo vetëm, dhe shumë shpejt u bë virale.

Ku përmes një “interviste” 4-orëshe të transmetuar në kanalin e njëra-tjetrës në YouTube, gratë pretenduan se gruaja e presidentit francez kishte qenë dikur një burrë i quajtur Jean-Michel.

Ato treguan foto të Brigitte Macron dhe familjes së saj, iu referuan operacioneve që dyshohet se iu nënshtrua.

Vetë presidenti Emmanuel Macron foli për këto thashetheme që ishin përhapur gjatë muajit mars dhe u shpreh se e kishin lënduar atë dhe kishin ndikuar në jetën e tij private.

Ndërkohë, Zonja e Parë nuk është e vetmja e cila është vënë në shënjestër të thashetheme të rreme. Ish-zonja e parë e SHBA-së, Michelle Obama, zëvendëspresidentja dhe kandidatja presidenciale e SHBA-së, Kamala Harris, dhe ish-kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern kanë qenë gjithashtu shënjestër e dezinformatave për gjininë ose seksualitetin e tyre.