Aktori shqiptar i serialeve turke tregon si arriti të hapë një teatër privat në Turqi: Filloi me një ambient të vogël

Aktori shqiptar në Turqi, Shyqyri Çaushaj në një intervistë në Ora News tregoi se si ka arritur të hapë në Turqi një teatër privat.

Çaushaj: Është e vështirë jo vetëm për një shqiptar, por edhe për një vendas në Turqi.

Por ky ishte pasioni im dhe kjo ishte dëshira ime më e madhe dhe luftova shumë për ta bërë këtë gjë.

Fillova me një ambient shumë të vogël, kur pashë që kishte nevojë tregu atje në Turqi për një teatër privat vura re që mund ta zhvilloja edhe më tepër këtë gjë dhe eci avash avash ndër vite.

Në fillim filloi si një shkollë teatri aktrimi dhe me studentët që u graduan aty ndërtova një trupë dhe me ata patëm disa shfaqjë të sukseshme që morën edhe disa çmime dhe ky suksesi na bëri të ishim edhe më guximtarë për të hapur edhe  një teatër më të madh pse jo.