RRETH BOTËS ME BIÇIKLETË NË 108 DITË/ Lael Wilcox theu rekordin e vitit 2018 të Jenny Graham, 108 ditë xhiro

Vetëm 108 ditë për të bërë një xhiro në mbarë globin! Kaq i janë dashur çikilistes amerikane Lael Wilcox, e cila theu rekordin e vitit 2018 të Jenny Graham. 38-vjeçarja përshkoi 29 mijë km për 108 ditë, 12 orë dhe 12 minuta.

Çiklistja amerikane, Lael Wilcox theu rekordin e ri botëror, duke përshkuar 29 mijë km për 108 ditë, 12 orë dhe 12 minuta. 38-vjeçarja u nis nga Alaska më 28 Maj.

Ajo kaloi 21 vende në 4 kontinente përpara se të mbërrinte në Çikago, rreth orës 21:00 me orën lokale të mërkurën.

Të gjithë eksperiencën sportistja e ndau me publikun përmes një serie videosh në mediat sociale, të regjistruara nga bashkudhëtarja, regjisorja Rugile Kaladyte.

RRETH BOTËS ME BIÇIKLETË NË 108 DITË/ Lael Wilcox

Aty ajo përshkruan hap pas hapi vështirësitë për shkak të kushteve atmosferike, por se e bukura e aventurës është se ajo nuk heq kurrë dorë!

E veçanta është, se Lael Wilcox mori përgëzime, nga ish-rekordmenia Jenny Graham, e cila në vitin 2018 realizoi udhëtimin nga Skocia për 124 dite e 11 orë.

“Është gjëja më e mahnitshme të shohësh gra që e shtyjnë sportin e tyre ashtu siç duan. Unë jam thjesht një fanse e madhe”, tha Graham.

“Wilcox është një njeri me forcë të jashtëzakonshme fizike, vendosmëri dhe ashpërsi mendore. Është shumë punë e vështirë të jesh në gjendje të punosh ditë pas dite për 108 ditë pa u ndalur”, tha Anne-Marije Rook, kryeredaktore e revistës amerikane Cycling Weekly

RRETH BOTËS ME BIÇIKLETË NË 108 DITË/ Lael Wilcox

Lael Wilcox do të hyjë në librin e Rekordeve Botërore Guinness.

Megjithatë pozicioni i saj rrezikohet nga Vedangi Kulkarni, një çiklist 25-vjeçar indian, që ka arritur në ditën e 65-të të udhëtimit me biçikletë, duke përshkuar deri më tani 7700 km.