“ZHDUKEN” USHTARËT/ Betejë dronësh mes Rusisë dhe Ukrainës
Ukraina dhe Moska vijojnë të godasin njëra-tjetrën duke koditur edhe infrastrukturën kritike. Së fundmi Rusia ka lëshuar dronë dhe raketa në drejtim të kryeqytetit ukrainas Kievit.
Edhe Ukraina është përgjigjur duke sulmuar po me dronë, madje Rusia pretendon se afër Moskës është vrarë edhe një grua 46-vjeçare.
Dhjetëra banorë janë evakuuar prej një blloku tejet të dëmtuar të banesave, kanë thënë zyrtarët e Moskës.
Mediet atje raportojnë për 144 dronë të rrëzuar që kanë depërtuar në qendër të Rusisë mbrëmjen e së hënës.
Autoriteti kombëtar i aviacionit në Rusi, ka thënë se si pasojë e sulmeve me dronë janë pezulluar fluturimet në tri aeroportet në Moskë, Domodedovo, Zhukovski dhe Vnukovo.
Më vonë situata është stabilizuar dhe në aeroporte nisi puna normalisht.
Ndërkohë, forca ajrore ukrainase ka thënë se Rusia ka kryer sulme gjatë natës me dy raketa dhe të paktën 46 dronë, por që ka arritur t'i rrëzojë 38 dronë.
Zyrtarët në Kiev kanë thënë se nuk është raportuar për dëme në qytet. Në rajonin veriperëndimor të Ukrainës, Sumi, administrata ushtarake ka thënë se forcat ruse kanë kryer sulme në infrastrukturë kritike.
Ndonëse Moska ka kryer sulme me dronë dhe raketa qysh prej nisjes së luftës, 36 muaj më parë, ajo është duke u përballur secilën herë e më shumë me sulme me dronë të nisura prej Ukrainës.

