Blanco, "fansi" më i madh i Selena Gomez-it! Këtë e vërteton më së miri veprimi i tij
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shtator 2024, 09:58
Të premten, më 6 shtator, Selena Gomez, 32 vjeç, ndau një paraqitje të shkurtër të këngës “Mi Camino”, të cilën ajo e interpreton në filmin e saj të ardhshëm Emilia Pérez.
Këngëtarja e “Wolves” postoi një pjesë të performancës në Instagram së bashku me titullin, “Një shikim i vogël i këngës “Mi Camino” që interpretova në EMILIA PÉREZ .
Në kinema të zgjedhura këtë nëntor dhe në @Netflix më 13 nëntor në SHBA , MB dhe Kanada”, duke ngacmuar dhe duke zbuluar paksa datën e lancimit. Ndërsa partneri i saj Benny Blanco, 36 vjeç, më pas komentoi: “Ky është një nga filmat më të mirë që kam parë ndonjëherë”. Suportuesi i saj më i madh!

