Korçë/ U bë nënë në moshën 14-vjeçare, ja dëshmia: Jemi martuar me mblesëri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Shtator 2024, 12:57
Një 14-vjeçare ka lindur një fëmijë ditën e djeshme në maternitetin e Korçës. Po ditën e djeshme policia me iniciativë ka arrestuar 21-vjeçarin Dritson Kurti me akuzën e marrëdhënies seksuale me të mitur.
Burime thanë se 14-vjeçarja është martuar para një viti me mblesëri me dëshirën e prindërve të saj dhe nga kjo bashkëjetesë ka ardhur në jetë dhe një fëmijë.
14-vjeçarja, e pyetur nga policia, ka bërë me dije se bashkëjetesa por dhe marrëdhëniet seksuale me 21-vjeçarin janë kryer me dëshirën e saj. Megjithatë policia ka vënë në pranga 21-vjecarin nisur nga mosha e të miturës.

