Turistet i vjedhin çantën plot me para shqiptarit në Turqi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shtator 2024, 18:41
Dy turiste nga Koreja e Jugut janë arrestuar në Turqi pasi i vodhën çantën një shqiptari. Shqiptari ishte ulur në kafene, por harroi aty çantën që kishte brenda 12.100 sterlina dhe 1500 dollarë australianë.
Por grabitëset korean janë shprehur se e morën çantën gabimisht pasi ishin të dehura. Konkretisht ngjarja ka ndodhur më 27 gusht në Cappadocia, një destinacion i njohur turistik.
Mediat turke shkruajnë se turisti shqiptar ishte ulur në kafene, por harroi aty çantën.
Ai u kthye në kafene pasi e kuptoi se kishte harruar çantën bashkë me pasaportat dhe dokumentet e identifikimit, por turistet që ishin ulur te tavolina, e kishin marrë dhe ishin larguar.

