Aksident në aksin Korçë-Pogradec/ Përplasen dy mjete, njëra prej tyre "fluturon" në kanal, shoferi tjetër ia mbath vendngjarja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Shtator 2024, 21:10
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në aksin Korçë – Pogradec. Mësohet se dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën, edhe si pasojë njëra prej tyre ka përfunduar në kanal.
Sakaq, raportohet se nuk ka të lënduar, ndërsa drejtuesi i mjetit tip ‘Audi’ është larguar nga vendngjarja.
Ndërkohë, policia po heton për rrethanat e aksidentit, si edhe ka nisur kërkimet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit që është larguar.
