Mbyllja e institucioneve paralele, Isufi: Punonjësit dolën në protestë, ishin të pa ligjshme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Shtator 2024, 18:15
Përmes një interviste për Ora News, gazetari Venhar Isufi tha se punonjësit e disa institucioneve paralele kanë protestuar ditën e sotme pasi nuk janë lejuar të kthehen në zyrat e tyre.
Isufi: Banorët në veri të ko vovës kanë qenë punonjës të institucioneve paralel që i ka mbyllur Kosova, dhe të njëjtit kanë shkuar për tu futur në objekt për të nisur punën, por nuk mund të futeshin sepse ishin polica e Kosovës.
Dihet tashmë që këto institucione janë mbyllur dhe janë konfiskuar dokumentet. Ata kanë organizuar një lloj proteste duke e kundërshtuar këtë vendim të qeverisë së Kosovës. Kjo është në vazhdën e aksioni që qeveri e pati marrë në disa komuna ku kishte institucione serbe të kundërligjshme