Pamje tronditëse nga ba*rbaria ruse në Ukrainë/ Predha i kë*put kokën 14-vjeçares teksa po rrinte ulur në stol
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shtator 2024, 17:11
Një sulm i rëndë nga ushtria ruse goditi dje qytetin e Kharkiv-it, duke shkaktuar pasoja të rënda.
Raportohet se sulmi ka lënë pas 7 persona të vdekur dhe 97 të tjerë të plagosur.
Pamjet tronditëse nga vendngjarja tregojnë një prej viktimave, një vajzë vetëm 14 vjeç, e cila humbi jetën në mënyrë brutale.
Ajo ishte ulur në një stol kur një predhë e drejtuar nga forcat ruse i këputi kokën, duke lënë pas një pamje të rëndë.
Kharkiv, një prej qyteteve më të mëdha të Ukrainës, vazhdon të jetë një prej zonave më të goditura nga konflikti i përgjakshëm i nisur më shumë se dy vite më parë.

