E rëndë në Korçë/ Gruaja paraqitet me djegie të shumta në spital, burri e leu me benzinë dhe i vuri flakën
Dhuna në familje ka marrë përmasa tragjike në Korçë. Një grua 31-vjeçare është paraqitur në spitalin e qytetit për të kërkuar ndihmë për shkak të djegieve të shumta në trup.
Ishte ndërhyrja e mjekëve dhe policisë ajo që zbuloi se pas dëmtimeve qëndronte partneri I saj I cili e kishte djegur me lëndë djegëse e më tej e kishte djegur.
Ngjarja ndodhi rreth orës 16 e 30 në lagjen 2 të qytetit.
Mësohet se të dhënat i ka rrëfyer dhe vetë shtetasja M.T teksa u paraqit për ndihmë pranë bluzave të bardha të cilat për shkak të gjendjes së rënduar e nisëm për mjekim të specializuar në Tiranë.
Shkak duket se kanë qenë konfliktet pasi çifti ishte në proces divorci. Pas veprimit të dhunshëm burri 45-vjeçar B.T ishte larguar nga banesa ndërsa policia nisi menjëherë kërkimet.
Shkak I ngjarjes ishte procesi i divorcit ndërsa çifti jetonte i ndarë.
Një tjetër ndarje e rëndë u regjistrua edhe në tiranë. Për shkak të dhunës nga bashkëshortit 24- vjeçar gruaja u hodh nga kati i dytë i pallatit në tentative për tu vetëvrarë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23 e 30. Pas njoftimit policia ka arrestuar të riun që tashmë është në akuzën "Dhuna në familje" dhe "Shkaktimi i vetëvrasjes".
Në një tjetër rast forcat e rendit kanë ndaluar edhe një 39 vjeçar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Dy shtetas të tjerë një 58 dhe një 55 vjeçar janë arrestuar pasi ishin dënuar me burg nga gjykata po për dhunë në familje. Edhe në Vlorë nuk kanë munguar rastet. Në këtë rast i ndaluari 48-vjeçar ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tij.
