Jul Deda dhe Xhemi Shehu nën drejtimin e “Fiks Fare”, komenti i Arbanës na çuditi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Gusht 2024, 22:08
Diten e djeshme u konfirmua se Xhemi Shehu dhe Jul Deda do të marrin drejtimin e emisionit “Fiks Fare”.
Ky lajm ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale dhe mediat e ndryshme, ndërsa një reagim ka ardhur edhe nga Arbana Osmani.
Mes spekulimeve se Arbana nuk i ka marrëdhëniet e mira me Top Channel, moderatorja e njohur la të kuptohet se këto aludime nuk janë të vërteta.
Në urimin e saj të ngrohtë për Xhemi Shehun për rolin e ri në “Fiks Fare”, Arbana shkroi: “Xhemi Shehu. Suksese zemra ime. Sa qejf të të kem në shtëpi çdo natë”.
Një mesazh i ngrohtë dhe plot mbështetje që vërteton miqësinë e tyre të gjatë dhe raportet pozitive me televizionin.