Gjendet i vdekur një person në derë të shtëpisë në Mitrovicë

Policia e Kosovës bën me dije se një person është gjetur pa shenja jete nga familjarët, në hyrje të shtëpisë së tij.

Ngjarja ka ndodhur në veriun e Mitrovicës, të martën në orën 16:35 minuta.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Njësitë e policisë janë në pritje të ekipit nga mjekësia ligjore.