British Airways pezullon fluturimet mes Londrës dhe Tel Avivit deri të mërkurën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Gusht 2024, 22:33
British Airways njoftoi këtë të diel anulimin e të gjitha fluturimeve ndërmjet Londrës dhe Tel Avivit deri të mërkurën, për shkak të përkeqësimit të tensioneve në Lindjen e Mesme.
“Ne kemi marrë vendimin operacional për të pezulluar fluturimet tona drejt dhe nga Tel Aviv deri të mërkurën, 28 gusht,” tha një zëdhënës i linjës ajrore. “Siguria mbetet prioriteti ynë absolut”, shtoi ai.