Arrestohet në Francë shefi ekzekutiv i "Telegram"-it

Pasi avioni i tij privat u ul në aeroportin e Le Bourget, policia franceze ka arrestuar shefin ekzekutiv të Telegram, Pavel Durov.

Arrestimi i tij është ka të bëjë me çështje që kanë të bëjnë me aplikacionin e famshëm të shkëmbimit të mesazheve, ndërsa u raportua se ambasada ruse në Francë po ndërmerr hapa të menjëhershëm për të sqaruar situatën.

Telegrami është një aplikacion shumë popullor në Rusi, Ukrainë dhe shtetet e ish-Bashkimit Sovjetik.

Aplikacioni u ndalua në Rusi në vitin 2018, pas refuzimit nga Durov për të dorëzuar të dhënat e përdoruesve, por ndalimi u anulua në vitin 2021.

Telegrami renditet si një nga platformat kryesore të mediave sociale pas Facebook, YouTube, ËhatsApp, Instagram, TikTok dhe Ëechat.