Një amerikan arrestohet në Turqi si i dyshuar për vrasjen e një ruseje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Gusht 2024, 12:50
Një amerikan është arrestuar në Turqi mbi dyshimin për vrasjen e një ruseje në Moskë.
Departamenti Amerikan i Shtetit po kërkon “informacione shtesë”, ka thënë një zëdhënës, pasi mediat ruse raportuar se i dyshuari është amerikan, raportoi CNN.
Trupi i një gruaje ishte gjetur me disa plagë që i ishin shkaktuar me thikë. Për këtë ishte hapur hetim.
Hetuesit besojnë se partneri i viktimës që arriti të ikte në Turqi ishte i përfshirë në vdekjen e saj dhe kanë thënë se i dyshuari është në listën e të kërkuarve ndërkombëtarisht. I dyshuari u arrestua më pas nga autoritetet turke.
