Ukraina njofton çlirimin e një pjese të territorit në lindje të Kharkiv
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Gusht 2024, 16:56
Ushtria ukrainase njoftoi se ka çliruar pjesë të territorit në lindje të Kharkiv, ku Rusia pushtoi pjesë të mëdha të asaj zone me një ofensivë të madhe në pranverë.
Brigada e Tretë Sulmuese e Veçantë e Ukrainës njoftoi mbrëmë vonë se forcat e saj kishin kapur dy kilometra katrorë në zonë. Nuk ka të dhëna se kur ka nisur kundërofensiva, as për shkallën e saj, ndaj është e vështirë të parashikohet se si do të ndikojë në dinamikën e luftës.
Kievi nisi një ofensivë të befasishme në rajonin perëndimor rus të Kursk më 6 gusht, duke intensifikuar njëkohësisht luftën e tij me dron kundër objekteve ushtarake dhe energjetike ruse.