KUJDES! PAMJE TË RËNDA! Publikohet momenti i ekzekutimit me plumb në kokë që zgjati 11 sekonda, brenda stacionit të trenit në Frankfurt
Publikohen pamjet nga ekzekutimi mafioz që ndodhi në stacionin qendror të trenave në Frankfurt, aty ku ka një fluks lëvizjesh ditor prej 500 mijë njerëzish.
Nga pamjet duket një vrasje e shpejtë. Autori i afrohet viktimës nga pas, i vendos armen në drejtimin e kokës dhe qëllon nga disa centimetra larg.
Viktima rrëzohet dhe autori tërheq përsëri këmbëzën. Është gjakftohtësia që e bën këtë krim kaq të pakuptueshëm.

E gjithë ngjarja ka ndodhur për 11 sekonda, më pas autori largohet qetësisht, sikur s’ka ndodhur asgjë, duke lënë pas një person të shtrirë dhe një pellg gjaku.
Viktima dhe autori, i cili është 54 vjeç, janë të dy turq, e në të njëjtën kohë pasagjerët që ndodheshin në vendngjarje nisin të largohen të frikësuar.
Man Shot Dead at Frankfurt Central Station
— NEXTA (@nexta_tv) August 21, 2024
In front of dozens of travelers, a killer coldly executed a 27-year-old man at Frankfurt's main train station.
Police arrested the 54-year-old suspect, both Turkish citizens. The motive is unknown. pic.twitter.com/FDeo2U2tnp

