Nis zbatimi i marrëveshjes: 19 gra afgane do bëhen mjeke në Skoci
Në Skoci kanë mbërritur 19 gra afgane, të cilat do të vazhdojnë universitetin në Mjekësi. Ky është rasti i parë pas ndalimit të shkollimit të tyre nga qeveria talebane
Nëntëmbëdhjetë studente të Mjekësisë, të cilave iu ndalua të ndiqnin universitetin në Afganistan, do të përfundojnë studimet e tyre në Skoci.
Shkollimi i tyre do të bëhet, falë një marrëveshje të arritur nga Fondacioni Linda Norgrove.
Një nga Studentet ka treguar të gjithë kalvarin e vuajtjeve.
“Ne duruam një mijë ditë vuajtje për të arritur në këtë pikë. Një mijë ditë të izoluara në shtëpitë tona, duke na i mbytur zërat me lotët e pikëllimit, duke na humbur jetën”, tha ajo.
Ndërsa mbërritën në Edinburg në fillim të kësaj jave, vajzat tregojnë se gjatë kësaj kohe kishin frikë për jetën e tyre.
Autoritetet në Skoci bën me dije se gratë do të trajtohen ashtu si studentet vendase, që do të thotë se do të përfitojnë nga shkollimi falas dhe mbështetja e kostove të jetesës në vend
Fondacioni arriti të mblidhte 60,000 £ për të mbuluar koston e dërgimit të 19 grave në Skoci, ndërsa gjithçka u krijua në kujtim të punonjëses së ndihmës Linda Norgrove e cila u rrëmbye në vitin 2010 dhe më tej u vra në Afganistan gjatë një përpjekjeje të ushtrisë amerikane për ta shpëtuar.
Kujtojmë që ata u detyruan të hiqnin dorë nga mjekësia pasi talebanët rimorën kontrollin e Afganistanit tre vite më parë dhe shtypën të drejtat e grave.


