Ambasada Amerikane në Tiranë: Aleatët morën një vendim të rëndësishëm në Samitin e NATO-s, për të mbrojtur Ukrainën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Gusht 2024, 09:03
Ambasada Amerikane në Tiranë ka deklaruar se aleatët perëndimorë të Shqipërisë në Samitin e NATO-s në Washington kanë marrë një vendim tepër të rëndësishëm.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo thotë se bëhet fjalë për mbrojtjen e Ukrainës nga agresioni rus.
“Aleatët morën një vendim të rëndësishëm në Samitin e NATO-s në Uashington për të forcuar bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm dhe për të ofruar mbështetje afatgjatë për Ukrainën.
Qëllimi është t’i mundësohet Ukrainës aftësia për të mbrojtur veten tani, dhe për të penguar çdo agresion të mëtejshëm në të ardhmen.”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

