Udinese e fortë për Liverpoolin
Liverpooli ia ka vështirësuar punët vetes në Europa League, pasi ka pësuar humbje para tifozëve të vet në Anfield nga skuadra italiane, Udinese, me rezultat 3-2.Liverpooli e filloi mirë takimin. Ishte Jonjo Shelvey ai që shënoi golin e epërsisë që dhe i dha fund pjesës së parë.Me të filluar pjesa e dytë, ndryshuan gjërat. Antonio Di Natale barazoi rezultatin dhe Rodgers më pas inkuadroi lojtarë si Suarez dhe Gerrard përkundër startit në lojë me një formacion të cunguar.Sidoqoftë, Udinesen në epërsi Udinesen e kaloi Sebastian Coates (70’) me një autogol, ndërsa Pasquale e dyfishoi epërsinë për 3-1 dhe rikthimin fenomenal të Udineses.Luis Suarez e ktheu në lojë Liverpoolin me një gol (75’) për 3-2, por deri në fund The Reds nuk arritën të barazojnë.Liverpooli pas dy ndeshjeve ka katër pikë në vendin e parë, bashkë me Udinesen që ka numër të njëjtë pikësh, ashtu sikurse dhe Anzhi.