Pamje mahnitëse nga hapësira, astronauti i NASA-s kap në foto 'goditjen e rrufesë'
Administrata Kombëtare e Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) kap rregullisht imazhe mahnitëse të universit tonë, duke i lënë të magjepsur “adhuruesit” e hapësirës.
Rrjetet sociale të Agjencisë Hapësinore të SHBA-së janë një thesar për ata që duan të shikojnë video edukative dhe imazhe magjepsëse që tregojnë Tokën dhe hapësirën.
Tani, astronauti i NASA-s, Matthew Dominick, i cili ndodhet në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës, së fundmi ndau një foto të pabesueshme të Indisë të marrë nga hapësira.
Ajo që është intriguese është një “goditje e rrufesë” e kapur në foto, përcjell Telegrafi.
“Rrufeja natën mbi Indi. Pamje mahnitëse të Tokës nga hapësira”, tha Dominick në mbishkrimin në X.
Lightning at night over India.
— Matthew Dominick (@dominickmatthew) August 17, 2024
When trying to capture lighting in an image I use burst mode and hope lighting strikes in the frame. I was super happy when this lightning strike ended up in the middle of the frame. No crop needed.
1/5s, 85mm, f1.4, ISO 6400 pic.twitter.com/OTSVLSBcQP
Në komente, ai shpjegoi se mesi i imazhit tregon “dritat nga varkat në ujëra që duken si vija të vogla ose vija të shkurtra”.
Bëhet e ditur se që kur u shpërnda postimi ka grumbulluar mijëra pëlqime dhe shikime.
“Foto e pabesueshme”, shkroi një përdorues.
Një tjetër tha: “Kjo është një nga fotot më interesante që kam parë në jetën time”.

