Zyrtare/ Thiago Alcantara largohet nga Barcelona, kthehet te Liverpooli
Barcelona njoftoi sot se Thiago Alcantara do të largohet nga stafi i tyre stërvitor pas një qëndrimi të shkurtër njëmujor në klubin e tij të fëmijërisë, në mënyrë që të ndihmonte Hansi Flick të përshtatej me jetën në Kataloni. Tani ai do të kthehet në Angli.
Trajneri U-16, Arnau Blanco, u njoftua si zëvendësuesi i Thiagos në stafin stërvitor, por Flick ia la derën hapur 33-vjeçarit për t’u kthyer.
Mesfushori spanjoll u desh të tërhiqej papritur këtë verë për shkak të lëndimeve dhe hapi i tij i ardhshëm është i pasigurt.
Sipas “Marca”, Thiago tani do të kthehet te Liverpooli (me sa duket aty ku jetonte), pasi ai duhet të kalojë pjesën tjetër të vitit në Mbretërinë e Bashkuar për arsye tatimore që lidhen me kohën e tij në “Anfield”.
Më pas, në janar, Thiago do të vendosë nëse dëshiron të kthehet në stafin e trajnerëve të Flick.
Një tjetër mundësi është që ai të fillojë kurset e stërvitjes në mënyrë që të bëhet trajner më vete.

