FOTO/ Shikoni si përfundon qeni pasi përleshet me një ferrëgjatë
Një qen ka humbur një sy pasi një përleshje me një ferrëgjatë i la 1500 gjemba në fytyrë. Brutusi, një qen gjahu 2-vjeçar nga Alberta e Kanada, u braktis muajin e kaluar në provincë.
Pasi u detyrua të kujdesej për veten, një kërkim për ushqim e çoi Brutusin te një strofkë ferrëgjati.
Pasi u përpoq të hante një nga ferrëgjatët, Brutusi doli në skajin e gabuar dhe përfundoi me gjemba në të gjithë fytyrën, duke përfshirë noçkën, gojën dhe sytë.
Ashley Bard, 40 vjeç, presidente e organizatës për shpëtimin e kafshëve Paws Up Program (PUP), u njoftua nga një anëtar i publikut që e gjeti Brutusin.
Qeni u dërgua te një veteriner i urgjencës, i cili hoqi më shumë se 1500 gjemba nga fytyra e Brutusit, duke përfshirë shtatë që ishin ngulur fort në syrin e tij të majtë.
Ndryshe nga besimi popullor, ferrëgjatët nuk mund të hedhin ose të gjuajnë gjembat e tyre. Gjembat mund të dalin lehtësisht kur sulmohen nga një grabitqar.
PUP tani po kujdeset për Brutusin së bashku me një viktimë tjetër të një ferrëgjati, i cili i kishte ngulur gjembat nën hundë.

/The Telegraph – Syri.net

