Hapja e Urës së Ibrit/ Andoni: Mund të sjellë acarim të serbëve në veri, BE ka paralajmëruar shtim të masave ndaj Kosovës

Analisti, Ben Andoni në një intervistë në Ora News u shpreh se BE ka paralajmëruar shtim të masave ndëshkuese ndaj Kosovës.

Andoni: Ju e dini që ka një ngecje të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe ka marrë nota goxha të ashpra sidomos kohët e fundit ku Kosova bllokoi 9 pika të postës serbe në veri dhe ka vijuar me masën e fundit ku qeveria e Kosovës mendon që të hapë Urën e Ibrit, dhe kjo ka sjellë problematika shumë të mëdha tashmë që ne javën që i ka mbetur zotit Lajçak pjesa ku do diskutohet tashmë merr edhe një argument të ri që është argument i urës.

Problemi që po shikojnë më shumë njerëzit e KFOR-it, dhe kjo është shprehur nëpërmjet ambasadorëve të QUINT-it, dhe ambasadorit Hovenier në orët e fundit është që kjo mund të sjelli prapë acarim të serbëve në veri dhe peshën kryesore e mbajnë njerëzit e KFOR-it dhe prandaj Hovenier ka qenë shumë i kujdesshëm që kini parasysh se mund të ketë probleme me ushtarët tanë.

BE e ka humbur fuqinë në dialogun me Kosovën dhe Serbinë, e para që ka qenë asimetrik dhe nga ana tjetër Kurti duke parë këtë lloj asimetrie ka vijuar me pjesën e tij që të themi është pak e tejkaluar.

BE ka paralajmëruar shtim të masave ndëshkuese ndaj Kosovës.