“LUFTË” PËR VËMENDJE/ Trump mbledh gazetarët në shtëpinë e tij në Mar-a-Lago! Këshilltari: Ai s’është kurrë i mërzitshëm!

Vëmendja e mediave gjatë fushatës së tyre presidenciale, e ka bërë Trump dhe Harris shumë më të vëmendshëm në daljet e tyre. Por Trump, po sforcohet disi për shkak se ngjarjet e papritura në kampin demokrat në titujt kryesorë.

Të enjten, Donald Trump doli përpara gazetarëve të ftuar në shtëpinë e tij në Mar-a-Lago për një konferencë shtypi, ku nuk dukej edhe aq i lumtur.

Pak përpara se ish presidenti të ngjitej në podium, një nga këshilltarët e tij dërgoi një mesazh ku shkruhej "Trump nuk është kurrë i mërzitshëm!".

Takimi vjen një jave pasi Kamala Harris dhe kandidati i saj i ri për zv. President Tim Walz kanë dominuar vëmendjen e mediave, kanë grumbulluar miliona dollarë dhe kanë shijuar një rritje të mbështetjes në sondazhe.

Ish-presidenti nuk është mësuar të luftojë për qendër të vëmendjes, veçanërisht në këtë cikël zgjedhor.

Por tronditja për atë që ka nddohur në kampin demokrat e ka shtyrë Trumpin jashtë faqeve të para.

Për t'i bërë gjërat më të vështira për kandidatin republikan, zgjidhja e daljes së papritur të zonjës Harris si kandidate demokrate ka qenë pozitive. Pra, strategjia e demokratëve ka ndryshuar.

Tani për tani ata po gëzojnë vëmendjen e medias. Nga foltorja Trump pranoi se do të bashkohej në një debat televiziv me kandidaten demokrate Harris më 10 shtator, teksa edhe kjo e fundit e ka konfirmuar pjesëmarrjen.