Aksident tragjik në Greqi/ 75-vjeçarja shqiptare merret zvarrë nga makina, vdes në moment

Një e moshuar shqiptare ka pësuar një vdekje tragjike ditën e sotme në aksin Patras - Pirgos në Greqi. Protothema shkruan se bëhet fjalë për një 75-vjeçare, e cila u tërhoq zvarrë nga një makinë që kalonte, teksa tentoi të kalonte Autostradën e Kombit.

E moshuara fatkeqe, kishte udhëtuar nga Kos dhe po vizitonte një të afërm në Alissos. Aksidenti ka ndodhur në orën 05:40 të mëngjesit. Rrethanat e ngjarjes tragjike janë duke u hetuar nga Policia Rrugore.