DOKUMENTI/ U arrestua në Shëngjin, Ministrja Haxhiu nënshkroi kërkesën për ekstradimin e Noizy-t, pritet vendimi nga Shqipëria
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Gusht 2024, 11:41
Është zbardhur dokumenti i lëshuar nga Ministria e Drejtësisë, për ekstradimin e Rigels Rajkut, i njohur si “Noizy” drejt Kosovës.
Vendimi është i firmosur nga ministrja Albulena Haxhiu, teksa në të shkruhet “kërkesë për arrestimin e përkohshëm me qëllim të ekstradimit të z. Rigels Rajku”.
Reperi i njohur akuzohet se ka dhunuar tiktok-erin Medi Iseni, teksa u arrestua mbrëmjen e të martës në zonën e Shëngjinit.



