Aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, katër të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Gusht 2024, 15:20
Katër persona kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti të ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë.
Sipas mediave në Kosovë në aksident janë përfshirë dy automjete.
Ndërkohë autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, gjithashtu ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur në fshatin Deberllukë.
