ANGLIA ZHYTET NË DHUNË/ Rreth 400 të arrestuar, Kryeministri: Nuk janë protesta, janë trazira të dhunshme

Në Britani të Madhe trazirat e dhunshme anti-emigracionit janë shtrirë në dhjetëra qytete. Policia ka thënë se janë arrestuar mbi 400 persona ndërsa shkak i trazirave sipas autoriteteve janë lajmet  e rreme mbi emigrantet.

Vala e trazirave të dhunshme në Britani të Madhe vazhdoi të hënën mbrëma ndërsa policia u sulmua në Belfast, Darlington dhe Plymouth. Dhjetëra persona u arrestuan ndërsa disa oficerë pësuan lëndime të lehta në dhunë.

Protestuesit kanë sulmuar gjithçka që kanë gjetur përpara duke përfshirë forcat e rendit dhe biznese të ndryshme.

Rreth 400 persona janë arrestuar që nga fillimi i trazirave në Britaninë e Madhe.

Në Southport, qindra njerëz morën pjesë në memorialin paqësor një javë pas vdekjes së tre fëmijëve që fillimisht u thanë se u sulmuan nga një emigrant, por autoritetet kanë pohuar se autori kishte lindur në Angli.

Policia beson se trazirat në qytete në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar u nxitën nga thashethemet e rreme se i dyshuari ishte një azilkërkues mysliman.

ANGLIA ZHYTET NË DHUNË/ Rreth 400 të arrestuar, Kryeministri: Nuk

Gjatë fundjavës, kryeministri Sir Keir Starmer dënoi trazirat si "grupe të së djathtës ekstreme" dhe të hënën ai u zotua të "rrisë" forcën e ligjit për t'u marrë me dhunën.

Pavarësisht thirrjeve të tij për qetësi, dhuna u përhap në qytete të Britanisë.

Në Birmingham të hënën në mbrëmje, pati trazira pasi qindra njerëz u mblodhën në zonën “Bordesley Green” të qytetit pas raporteve të rreme se atje ishte planifikuar një marshim i ekstremit të djathtë.

Një zëdhënës i “Downing Street” se nuk kishte plane që ushtria të përfshihej.

Qeveria po punonte me kompanitë e mediave sociale për të siguruar heqjen e dezinformatave, tha zëdhënësi.

Por, kryeministri hodhi poshtë thirrjet që Parlamenti të tërhiqej nga pushimet verore përballë trazirave dhe të thirret urgjentisht një mbledhje e tij.

“Downing Street” kritikoi gjithashtu pronarin e X, Elon Musk për pretendimin se "lufta civile është e pashmangshme" në Mbretërinë e Bashkuar.

Sir Keir postoi një video në X duke thënë se trazirat "nuk janë protestë, janë dhunë e pastër".

Ai shtoi: “Ne nuk do të tolerojmë sulme ndaj xhamive apo ndaj komuniteteve myslimane”.