"Bota" reagon për ngritjen e flamurit të kuq të hakmarrjes në Iran, pas vrasjes së dëshmorit Haniyeh
Ngritja e flamurit të kuq të hakmarrjes në Iran solli shumë reagime në nivel botëror.
Sipas "Pars Today", media amerikane Washington Examiner në lidhje me këtë ka shkruar:
“Irani ngriti flamurin e kuq të hakmarrjes dhe premtoi se do të hakmerret për vrasjen e liderit të Hamasit. Kjo media amerikane theksoi se ky flamur ngrihet rrallë dhe një nga rastet e tij ishte pas vrasjes së Kasem Sulejmanit.
Gazeta franceze "Le Monde", e cila është një nga gazetat më të rëndësishme në Evropë dhe një nga gazetat më prestigjioze në Francë, gjithashtu shkruan:
“Të mërkurën, një flamur i kuq u ngrit mbi xhaminë Jamkaran, e cila është një vend i shenjtë për shiitët.
Ky veprim është një simbol i “hakmarrjes së madhe” pas vrasjes së Ismail Haniyeh, liderit të Hamasit në Teheran, për të cilën akuzohet Izraeli.
Ky flamur u ngrit edhe në vitin 2020 pas martirizimit të gjeneralit iranian Kasem Sulejmani.
New Arab Media, e cila e ka selinë në Londër, në shpjegimin e kësaj ngjarjeje është shprehur:
“Irani ngriti flamurin e kuq të hakmarrjes pas vrasjes së Ismail Haniyeh, sepse Ajetullah Khamenei urdhëroi për një sulm ndaj Izraelit".
Gazeta egjiptiane Egypt, "Independent", gjithashtu për këtë në artikullin e saj shkroi: “Cilat janë pasojat e ngritjes së flamurit të kuq të Iranit pas vrasjes së Haniyeh?”
Kjo gazetë vazhdon: “Irani ka ngritur flamurin e kuq si një paralajmërim për një betejë të ashpër përpara.
Në shkollën shiite, flamuri i kuq është simbol i gjakut të derdhur padrejtësisht dhe është thirrje për hakmarrje për gjakun e dëshmorëve.
Në traditat e Iranit të lashtë, një flamur i kuq vendosej mbi derën e shtëpisë së personit, gjaku i të cilit ishte derdhur dhe nuk zbriste derisa hakmarrja të kryhej.”
Gazeta indiane Kashmir "Observer" është një tjetër gazetë që përmendi këtë dhe shkruan: “Irani ngriti flamurin e kuq të hakmarrjes.
Një flamur i kuq u valëvit mbi një xhami të madhe në Qom pasi Udhëheqësi Suprem i Iranit premtoi dënimin e ashpër të Izraelit në hakmarrje për vrasjen e Ismail Haniyeh.
Hera e fundit që ky flamur u shfaq ishte gjatë sulmit të paprecedentë të Iranit me raketa dhe dron ndaj Izraelit.
"Vion News", një tjetër media indiane, në lajmin e saj të fundit raportoi: “Irani ngriti flamurin e kuq mbi xhaminë Jamkaran dhe premtoi të hakmerret për gjakun e Haniyeh.
"Vion News", një tjetër media indiane, në lajmin e saj të fundit raportoi: “Irani ngriti flamurin e kuq mbi xhaminë Jamkaran dhe premtoi të hakmerret për gjakun e Haniyeh.
"Bangladesh Business Standard", gjithashtu në një artikull shkroi: “Irani ngriti flamurin e hakmarrjes për të treguar se është gati për luftë.
Media angleze, "Colorado Politics", gjithashtu tha diçka të ngjashme me këtë dhe shtoi: “Irani ngriti flamurin e kuq të hakmarrjes dhe premtoi se do të hakmerret për shkak të vrasjes së liderit të Hamasit.
Gjithashtu, ngritja e këtij flamuri tërhoqi vëmendjen e llogarisë sioniste "Mossad Commentary", në Twitter.

