U sulmua ashpër në rrjete sociale për prejardhjen e saj/ Finalistja e Miss Afrikës së Jugut: Nuk ndjej dashuri nga njerëzit që përfaqësoj...

Kur studentja e drejtsisë Chidimma Adetshina fitoi një vend si finaliste e Miss Afrikës së Jugut, triumfi i saj shkaktoi një reagim të ashpër rracizmi.

Emri i 23-vjeçares lë të kuptohet për lidhjen e saj me Nigerinë, vendlindja e babait tw saj, por megjithëse nëna e saj është afrikano-jugore, familja e saj ka ardhur nga Mozambiku fqinj, që i përket Afrikës Lindore.
Ishte kjo arsyeja që e bëri publikun të reagojë.

"Në emër të afrikano-jugorëve, ne nuk e njohim atë dhe atë emër! Ajo më mirë të fillojë të bëjë çantat dhe të shkojë në shtëpi," shkruanin komentuesit në rrjete.

Sulmet edhe më të ashpra, vërshuan në mediat sociale edhe kur drejtuesit e konkursit vërtetuan prejardhjen e saj. Kishte gjithashtu një peticion që kërkonte heqjen e saj nga konkursi televiziv i profilit të lartë që grumbulloi më shumë se 14,000 nënshkrime.

E trishtuar Adetisha shkruan: “Unë po përfaqësoj një vend, por nuk e ndjej dashurinë nga njerëzit që përfaqësoj."

Ajo theksoi një lloj të veçantë të ksenofobisë në Afrikën e Jugut të njohur si "afrofobia", e cila gjykon afrikanët e tjerë.

Bukuroshja e mbylli shkrimin e saj se nuk ishte e vetmja garuese në mesin e 16 grave të tjera me një emër që kishte origjinë nga përtej brigjeve të vendit.