SPANJA E ITALIA “LUFTË” ME TURISTËT/ Barcelona ndalon shtëpitë me qira. Venecia, rregulla të reja për vizitorët
Qyteti i Barcelonës po mendon idenë të ndalojë dhënie me qira të apartamenteve për turistët, një lëvizje kjo që synon të zbusë krizën për shtëpi për banorët vendas, të cilët vitet e fundit po përballen me sfida të strehimit. E ndërsa qyteti i Barcelonës, ka ndërmarr këtë nisëm Venecia përcakton rregullat e reja për vizitorët, do të gjobis turistët që qëndrojnë në ura ose shkallë.
Për të përballuar fluksin e turistëve dhe për të mos prishur qetësinë e vendasve dy qytetet turistike, në 2 shtete si Italia dhe Spanja, vijnë me rregulla të reja për këtë sezon veror për të gjithë turistët.
Kështu Qyteti i Barcelonës po mendon idenë të ndalojë dhënie me qira të apartamenteve për turistët, një lëvizje kjo që synon të zbusë krizën për shtëpi për banorët vendas, të cilët vitet e fundit po përballen me sfida të strehimit.
Kështu, autoritetet synojnë që 10 mijë apartamentet në pikën kryesore turistike të Spanjës, të jenë në dispozicion të banorëve vendas që nuk gjejnë dot shtëpi ku të jetojnë për shkak të çmimeve të larta.
Në Barcelonë jetojnë 1.6 milionë banorë, por vitin e kaluar, qytetin e vizituan 26 milionë turistë, shumë prej të cilëve qëndruan në apartamente me qira.
Ndonëse turizmi zë 15% ekonomisë së saj, banorë në Barcelonës dolën në rrugë për të protestuar disa ditë më parë kundër numrit të lartë të vizitorëve, madje i lagën ata me pistoleta me ujë.
Rregulla të reja janë vendosur në Venecia për të menaxhuar fluksin e vizitorëve. Eksperimentimi i biletës së hyrjes në qytet ka nisur që në muajin prilli dhe synon të riorganizojë turizmin në vend, por së fundmi rregullat e reja kërkojnë të lehtësojnë jetën e atyre që jetojnë në qytet.
Janë me qindra turistë të huaj, veçanërisht amerikanë, të cilët zbarkojnë herët në mëngjes në Riva degli Schiavoni.
Mirëpo, nga data 1 gusht do t’iu duhet të presin guida të specializuara që parashikon një kufi maksimal prej njëzet e pesë personash për grup. Më pas, udhëtarët ndahen në kontigjente të vogla. Midis rregullave të reja, parashikohet edhe ndalimi në vende si ura apo shkallë, që shkakton pengesë në lëvizjen e këmbësorëve.
Ditët e para të kësaj rregulloreje përgjithësisht janë zbatuar dhe ka pasur pak gjoba. Mirëpo temperaturat e larta e kanë bërë më të vështirë situatën për turistët, të cilët janë detyruar të grumbullohen në zona me hije duke krijuar një bllokim të përkohshëm trafiku.


