VIDEO/ Zjarrfikësit kroatë në luftë me flakët, kalojnë përmes zjarrit: Zoti na ndihmoftë!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Gusht 2024, 10:36
Prej disa ditësh rajoni i Ballkanit po përballet me zjarre masive. Në Kroaci zjarri nga qyteti Tuçepit po përhapet drejt Podgorës dhe parkut natyror Biokovo, ku zjarrfikësit po vendosin të gjitha forcat e tyre dhe do të punojnë si linjë mbrojtëse.
Sipas raportimeve, për shkak se zjarri po rrezikon banesat, kanë nisur evakuimet e qytetarëve në Podgorë. Pamjet tregojnë zjarrfikësit teksa kalojnë nëpër zjarrin në zonën e Biokovo.
“Zoti, na ndihmoftë”, dëgjohen zjarrfikësit duke thënë në video.
