FOTO/ Aktorja e serialit turk "Kara Sevda" në pritje të ëmbël pas 8 vitesh martesë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Korrik 2024, 08:22
Aktorja e njohur turke Neslihan Atagül Doğulu njoftoi përmes një postimi në Instagram se është shtatzënë. Aktorja ka zbuluar se është në pritje të ëmbël me bashkëshortin e saj, aktorin turk Kadir Doğulu.
Çifti u takua gjatë xhirimeve të serialit Fatih Harbiye të vitit 2013, duke ndarë lajmin e lumtur vetëm disa javë pasi festuan 8 vjetorin e martesës. E veshur me një fustan të tejdukshëm ngjyrë koral, Neslihan tregoi barkun e rrumbullakosur.
“Dëshirojmë ta mbajmë private këtë ‘lumturi’ për një kohë të gjatë”, ka shkruar ajo në mbishkrim. “Me sa duket, këtë e meritonim… Fjala ime e fundit; Jemi të lumtur, të kënaqur dhe mirë.”
Kadir Doğulu gjithashtu përfshiu postimin e gruas së tij për shtatzëninë në llogarinë e tij në rrjetet sociale.
View this post on Instagram
