Doktori viziton Yamaha-n
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Nëntor 2012, 11:07
Edhe pse sapo ka perfunduar mire kampionati i Moto Gp per vitin 2012 piloti italian Valentino Rosi nuk ka pritur për të vizituar skuderinë e tij të re Yamahan të cilën do të perfaqsojë në vitin e ardhshëm. Doktori eshte fotografuar ndërsa po vizitonte ambientet e skuderisë me të cilën është shpallur disa vite kampion bote. Rikthimi i tij te skuaderia Japoneze duket së është pritur me entuziazëm nga piloti italian i cili menjeherë ka publikuar fotot në twitterin e tij. Këtë vizitë në ambjentet e Yamahas doktori e ka shoqëruar me disa komente në twitter ku ka shkruar një dialog që ka bërë me motorin e tij të ri të adhuruar.