Iu bë atentat me armë zjarri gjatë fjalimit, Donald Trump do të merret në pyetje nga FBI
Donald Trump ka pranuar të merret në pyetje nga agjentët e FBI, të cilët po hetojnë atentatin e bërë ndaj ti, shkruan CNN.
“Intervista e ish-presidentit do të jetë në përputhje me çdo intervistë tjetër të viktimës që bëjmë ne,” u tha gazetarëve në një telefonatë konferencë të hënën Kevin Rojek, agjenti i posaçëm i ngarkuar me zyrën e FBI-së në Pittsburgh.
Hetuesit e FBI-së vazhdojnë të përqendrojnë përpjekjet e tyre në zbulimin e motivit të atentatorit të mundshëm 20-vjeçar, Thomas Mattheë Crooks.
Sipas Rojek, Crooks ishte “shumë inteligjen” dhe kishte një interes të shtuar për armët.
“Ndërsa hetimi i FBI-së mund të mos ketë përcaktuar ende një motiv, ne besojmë se ai bëri përpjekje të konsiderueshme për të fshehur aktivitetet e tij,” tha Rojek.
“Për më tepër, ne besojmë se veprimet e tij tregojnë gjithashtu planifikim të kujdesshëm përpara tubimit të fushatës,” shtoi ai.
