Meloni dhe Li nënshkruajnë paktin për bashkëpunim ekonomik

Italia dhe Kina nënshkruan sot një pakt trevjeçar për bashkëpunim ekonomik, tha kryeministrja italiane Giorgia Meloni pas një takimi me kryeministrin kinez Li Qiang.

Gjatë vizitës së saj shtetërore në Pekin Meloni synon të përdorë paktin për të eksploruar mundësi të reja bashkëpunimi me Kinën.

“Dëshira jonë është t’i bëjmë marrëdhëniet tregtare me Kinën “më të drejta”, tha Meloni

Vitin e kaluar, deficiti tregtar i Italisë me Kinën u rrit në më shumë se 40 miliardë euro (43 miliardë dollarë). Ajo kritikoi gjithashtu çekuilibrin në investime në forumin ekonomik sot në Pekin.

“Investimet kineze në Itali përbëjnë rreth një të tretën e investimeve italiane në Kinë”, tha ajo, duke shtuar se do të dëshironte ta shihte këtë hendek të ngushtuar.

Meloni mbërriti dje në kryeqytetin kinez dhe pritet të takohet me liderin kinez Xi Jinping për bisedime të hënën.

Marrëdhëniet midis Italisë dhe Kinës janë dëmtuar së fundmi – pasi Meloni i tha Kinës se Italia po tërhiqej nga projekti i madh i infrastrukturës së Kinës, Iniciativa Brez dhe Rrugë, me të cilën Pekini kërkon të forcojë lidhjet e tij ekonomike me vendet pjesëmarrëse.

Italia kishte qenë i vetmi vend në Grupin e Shtatë fuqive të mëdha industriale demokratike që iu bashkua projektit gjeopolitik, në vitin 2019, në një vendim të marrë nga qeveria e mëparshme në Romë.

Italia tha se po tërhiqej pasi pritshmëritë ekonomike të lidhura me anëtarësimin nuk ishin përmbushur.