Joga për trurin e trupin, Instruktori: Ndihmë për të larguar stresin, e forcuar trupin
Kjo është një ndër mënyrat më të mira për të larguar stresin dhe ngarkesat e përditshme.
Instruktori Klodian Murati thotë se joga është bërë një oaz i qetësisë dhe përmirësimit të shëndetit për shumë njerëz.
‘’Joga të transformon si njeri. Prodhon shumë energji që të forcon. Ndodh që ti njeh veten tënde’’.
Murati thotë se nga eksperiencat e kursantëve ka mësuar se se praktika e jogen mund të ketë efekte thelbësore jo vetëm në shëndetin fizik, por edhe në aspektin emocional të individëve.
Praktikimi i rregullt i jogeës mund të reduktojë tensionin e muskujve, të forcojë strukturat kockore dhe të rregullojë qarkullimin e gjakut.
Përmes jogës ju mund të zvogëloni stresit dhe ankthit, duke sjellë qetësi dhe qartësi mendore.
Për shumë praktikues, joga nuk është vetëm një mënyrë për të ushtruar trupin, por një udhëheqës që i ndihmon ata të gjejnë veten ndaj dhe instruktori ka një mesazh
Nga rritja e vetëdijes së trupit deri te menaxhimi i stresit, joga ofron një rrugë të fuqishme drejt një jetëje të shëndetshme dhe të qetë.
