Habit aktorja Sharon Stone: Nëse fiton Trump, do largohem nga Amerika

Një shprehje thotë se politika është biznes show për njerëzit e shëmtuar, ndërsa njerëzit e bukur të Hollivudit janë përfshirë thellë në trazirat e fundit politike në SHBA.

Këtë herë një deklaratë e fortë vjen nga aktorja e njohur Sharon Stone, e cila zotohet të largohet nga SHBA nëse Donald Trump zgjidhet president i vendit në nëntor.

Aktorja deklaroi publikisht se platforma e tij politike përmban elementë të “shtypjes dhe urrejtjes” ndaj nuk do donte të ishte në ShBA nëse Trump ngjitet në zyrën ovale.

“Sigurisht që jam duke menduar për një shtëpi në Itali. Është hera e parë në jetën time që shoh dikë që kandidon për një post të tillë me atë lloj prirjeje”, është shprehur 66 vjeçarja për mediat e huaja.

Ndërkohë, një mike e saj ka thënë për gazetarët se me shumë gjasa ajo do të transferohet në Francë.

“Sharon ka një shtëpi vërtet të bukur ku jeton me fëmijët e saj në Beverly Hills, por unë e di që ajo do të largohet, e ka pasur si dëshirë edhe vite më parë”, ka deklaruar ajo.

Miqtë e aktores thonë se ajo tashmë ka kaluar kohë duke gjuajtur shtëpi në rivierën franceze, përpara se ta zhvendosë vështrimin në Itali.

Kujtojmë që shumë yje të Hollivudit janë rreshtuar krah kandidatë Demokrate Kamala Harris, madje nën moton "Nuk ka asgjë më të rëndësishme për vendin tonë sesa mposhtja e Donald Trump në kutinë e votimit. .'

Sharon, e cila ka studiuar për art para se t’i futej aktrimit, po punon aktualisht me pikturën. Ka planifikuar që veprat e saj të paraqiten në një ekspozitë në Berlin të Gjermanisë dhe po ashtu në Romë.