Jennifer Lopez mahniti rrjetin në 55-vjetorin e saj, publikoi FOTO me bikini

Aktorja dhe këngëtarja me famë botërore, Jennifer Lopez, ka festuar një ditë më parë ditëlindjen.

Ylli i muzikës vendosi që me 251 milionë ndjekësit e saj të ndante një fotografi ku shfaqet me një bodysuit.

Artistja e cila nuk njeh moshë në dukje, në ditëlindjen e saj të 55-të të mërkurën, ka postuar një selfie në pasqyrë ndërsa modelonte me rroba banje “So Chic One-Piece” të Gooseberry Intimates (99 dollarë) në të bardhë të ndezur.

“Kjo jam unë… Tani”, ka shkruar J.Lo në foton “e zjarrtë”.

Kaq ka mjaftuar që këngëtarja t’i “vendosë flakën” rrjetit ndërsa  komentet kanë qenë të shumta.

Jennifer Lopez mahniti rrjetin në 55-vjetorin e saj, publikoi FOTO me