Netanyahu do të takohet me Biden dhe Trump mes një kohe të vështirë në politikën amerikane

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu do të takohet me presidentin Joe Biden dhe kandidatin republikan për president Donald Trump, këtë javë.

Trump tha se do të presë Netanyahun në pronën e tij në Mar-a-Lago në Florida, por ishte e pasigurt se kur do të zhvillohet takimi. “Mezi pres të mirëpres Bibi Netanyahu në Mar-a-Lago në Palm Beach, Florida”, shkroi sot Trump në platformën e tij “Truth Social”.

“Gjatë mandatit tim të parë, ne patëm paqe dhe stabilitet në rajon, madje duke nënshkruar Marrëveshjet historike të Abrahamit – dhe do të kemi përsëri”, shkroi Trump, duke iu referuar një sërë marrëveshjesh normalizimi midis Izraelit dhe shteteve arabe.

Netanyahu do të flasë në një seancë të përbashkët të Kongresit  amerikan në Uashington të mërkurën, një nder i rrallë për një udhëheqës të huaj.

Fushata ushtarake e Netanyahut për të përzënë militantët e Hamasit nga Gaza vazhdon edhe pas nëntë muajsh – ndërsa lufta e tij ka qenë nën kritika të rënda nga administrata e Biden dhe demokratët e lartë në Kongres.

Shtëpia e Bardhë tha se Netanyahu do të takohet me Biden të enjten. Bisedimet e tyre ishin vonuar per shkak se presidenti amerikan ishte prekur nga Covid-19 – nga i cili po shërohej.

Vizita e Netanyahut vjen pas një seri ngjarjesh politike në SHBA, mbi të gjitha tentativës për asistimin e Trump dhe vendimit të Biden për t’i dhënë fund kandidaturës së tij për rizgjedhje – dhe për të mbështetur zëvendëspresidenten Kamala Harris si zëvendësuesen e tij në garen presidenciale.