Tërhiqet Biden/ Çika: Ishte thuajse e sigurtë që do ndodhte, presioni ndikoi
Nga Lili Saraçi Përditësimi i fundit 22 Korrik 2024, 09:38
Pedagogu i marrëdhënieve ndërkombëtare, Emilio Çika në një intervistë në Ora News u shpreh se tërheqja e Biden nga gara në SHBA ishte thuajse e sigurtë pasi ndikoi presioni.
Çika: Ishte thuajse e sigurtë që do kishte një tërheqje dhe kjo ishte për disa arsye.
Në radhë të parë ishte presioni i shtuar që ditët e fundit ishtë bërë nga ato që janë figurat kryesore të partisë Demokratike në SHBA.
Qoftë edhe nga ish presidenti Obama i cili në mënyrë jo publike por të paktën në ato që janë kanalet politike kishte tërhequr atë që ishte mbështetja ndaj Biden.
Ndikoi edhe disfata e jashtëzakonshme e debatit të parë presidencial.
