I nxehti dhe kujdesi për lëkurën/ Dermatologia Fida jep këshilla për një lëkurë të shëndetshme gjatë verës

Dermatologia, Monika Fida në një intervistë në Ora News tregoi disa këshilla për kujdesin e lëkurës gjatë ditëve të nxehta.

Fida: Këto temperatura të larta mund të shoqërohen me shumë probleme të ndryshme në lëkurë.

Problemi i parë që ne hasim këto ditë është dehidrimi i lëkruës.

 Individë të caktuar si rezultat i moskonsumimit të ujit, mund të shoqërohet me dehidrim të lëkurës.

Apeli është që duhet të konsumojmë ujë në këto temperature të larta.

Mundohuni të mosekspozoheni të pambrojtur në diell.

Mundohuni të mos digjeni nga dielli.