Rikthehen krokodilët e zhdukur në Kambroxhia/ 60 foshnja të reja pas 20 vitesh, shumohet rraca e rrezikuar e kësaj gjallese

Specialistët e florës dhe faunës në Kambroxhia kanë lajmëruar rikthimin e krokodilëve në vend, si një shenjë shprese pas 20 vitesh kërcënimi për zhdukjen e kësaj gjallese. Numri i tyre tashmë është shtuar me 60 amfibë të rinj.

60 foshnja krokodilësh, një rekord i ri për speciet e rrezikuara në këtë shekull, kanë ardhur në jetë në Kambroxhia.

Vendasit e kanë quajtur një "shenjë të vërtetë shprese", pas më shumë se 20 vitesh përpjekjesh për të ringjallur numrin e zvarranikëve në malet e largëta të kardamomit.

Zvarraniku i ujërave të ëmbla me ngjyrë ulliri ka një pjesë kockore në pjesën e pasme të kokës dhe mund të rritet deri në 3 metra.

Krokodilët siamezë dikur ishin të përhapur në pjesën më të madhe të Azisë Juglindore.

Por pas dekadash të gjuetisë dhe humbjes së habitatit i kanë i kanë kthyer ato specie të rrezikuara në mënyrë kritike. Kanë mbetur vetëm 400 prej tyre në botë - dhe shumica e tyre janë në Kamboxhia.

Duke pasur parasysh pakësimin e popullsisë së tyre në natyrë, 60 krokodilët e rinj janë një nxitje e jashtëzakonshme tha Pablo Sinovas, i cili drejton programin e Kamboxhias të grupit të ruajtjes së Faunës dhe Florës.

Gardianët e komunitetit lokal patrullojnë nëpër male për të siguruar që krokodilët të jenë të sigurt.

Në maj, vendasit zbuluan fole në një zonë ku krokodilët nuk ishin lëshuar më parë, gjë që sugjeron se speciet janë shumuar në habitatin e tyre natyror.

Ekipi i ruajtjes më pas dërgoi njerëz për t'u siguruar që foletë të mbroheshin gjatë gjithë kohës derisa të çelin të gjitha vezët e krokodilëve.