Më 17 korrik u pushkatuan dy poetët, Vilson Blloshmi dhe Genc Leka
Sot mbushen 47 vite qe u pushkatuan Poetet Vilson Blloshmi dhe Genc Leka. Dy yje lirie. Vilson Blloshmi dhe Genc Leka lindën në muaj Mars dhe diktatura jua mor jeten ne muajn Korrik.
Ata bënin pjesë në radhët e familjeve kundërshtare të regjimit komunist. Për këtë arsye u përfshinë në një proces agjenturialo-operativ të Sigurimit dhe më pas hetimor-gjyqësor të hetuesisë e gjykatës. U pushkatuan se deshën poezinë, deshën paqen, deshën lirinë!
Vilsoni 29 vjeç, Genci 36 vjeç. Perse i pushkatuat or barbare aziatik me emër shqiptar!?
Saharaja s’di të ëndërrojë.
Ajo bluan gurë me mend’ e saj…
Saharaja s’ka këngë të këndojë,
Saharaja s’ka as lot të qajë.
Saharaja është një copë tokë,
Thonë se dhe me natën s’shkon mirë
Shkëputur nga poezia e Vilson Blloshmit, me titull “Saharaja”, e konsideruar si vepër penale e “agjitacion e propagandës për dobësimin dhe minimin e pushtetit popullor”Ata qe i ban ekspertizën e poezisë sot krenohen ne emisionet televizive si shkrimtare, si politikane, i gradon Këshilli Bashkiak i hajduteve te Tiranes ne drejtime te komisioneve, ca moderatore te paskrupullta qe drejtojnë emisione televizive i nxjerrin fytyrat e xhelatëve te djeshëm përpara shoqërisë sikur këta janë engjëj, realisht ata janë xhelatë qe ju morën jetën Poeteve të lirisë. Po turpi këtu tek ne nuk njeh kufi!
Ka 34 vite qe Vilsoni dhe Genci na leshojne piskamen “Kur do ti dënoni krimet e xhelatëve komuniste” por kjo piskame njerëzore përballet me heshtjen e Presidentit, te Parlamentit, te Qeverise, te Opozitës!
Na fal Vilson, Genc vendin tuaj e tonin, Shqipërinë e ka përfshire Saharaja! Ne të mbijetuarit e diktaturës ju bëjmë Homazhet me lule çdo korrik pranë dy kokave të mëdha prej bronzi që ndodhen krah për krah në një pellg me ujë të kristaltë në një platformë betoni në qytetin qendror shqiptar të Librazhdit.
Lulet përkujtojnë Genc Lekën dhe Vilson Blloshmin, të cilët u ekzekutuan nga regjimi i diktatorit komunist Enver Hoxha më shumë se katër dekada më parë për shkak të poezive që ata shkruanin, megjithëse ato nuk ishin botuar kur ata u nxorën në gjyq. Ne synojmë që vepra e tyre të jetojë përgjithmonë, për hir të fjalës së lirë dhe shpirtit të tyre poetik”
Ju dhe pse u pushkatuat Rroni në zemrë e popullit, ata që ju ekzekutuan dhe pse janë gjallë fizikisht janë të vdekur!