Thirrje raciste nga lojtarët albiceleste: FIFA hap një hetim disiplinor ndaj Argjentinës…
Çështja po merr një kthesë globale. FIFA ka reaguar, të mërkurën, 17 korrik, ndaj thirrjes raciste të kënduar nga lojtarët argjentinas kundër atyre të skuadrës franceze, gjatë festimeve të kurorëzimit të tyre në Copa America 2024.
“FIFA ka marrë dijeni për një video që qarkullon në rrjetet sociale dhe incidenti është subjekt i një hetimi të FIFA-s, e cila dënon me forcë çdo formë diskriminimi nga kushdo, përfshirë lojtarët, mbështetësit dhe zyrtarët,” shpjegon në një deklaratë për shtyp dërguar AFP-së, referuar të martën nga Federata Franceze e Futbollit.
Që nga mbrëmja e së hënës, në rrjetet sociale po qarkullon një video, ku shihen lojtarët e Albiceleste duke kënduar duke fyer blutë. Është transmetuar nga Enzo Fernandez, mesfushori i Chelseat, në një live në Instagram, ku shfaqet me një buzëqeshje të madhe mes bashkëlojtarëve.
“Ata luajnë për Francën, por të gjithë vijnë nga Angola, është mirë që dinë të vrapojnë, ata janë njerëz trans, si Mbappé i ndyrë... Nëna e tij është nigeriane, babai i tij është kamerunian, por me pasaportë franceze,” dëgjohet në videon e kampionëve…
Chelsea premton sanksione të brendshme
Jules Koundé , mbrojtësi i Bluve, denoncoi këtë sekuencë të përzier. “E vajtueshme”, ka shkruar lojtari i Barçës teksa ka shpërndarë videon në X, me emoji kllounësh dhe neveri. Wesley Fofana, i cili luan në Chelsea me Enzo Fernandez, kritikoi "racizmin e shfrenuar", përpara se të merrte një valë mesazhesh raciste nga mbështetësit e Albicelste.
Siç shpjegohet nga RMC Sport, sjellja e argjentinasve ka rënë shumë keq në dhomën e zhveshjes së bluve, ku përfshihen edhe disa francezë.
Klubi londinez ka hapur edhe procedimin disiplinor, ndërsa ka mirëpritur faljet e paraqitura nga Enzo Fernandez në një mesazh në Instagram. Brenda, drejtuesit e Chelseat premtojnë sanksione dhe po kërkojnë të qetësojnë një situatë që mund të bëhet e ndezshme. Disa lojtarë janë të shokuar dhe jo vetëm francezët.
