Djersiteni tepër? Ja disa prej sëmundjeve që e shkaktojnë dhe si ta “luftoni” përmes trajtimeve në shtëpi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Korrik 2024, 16:12
Djersitja si çdo proces që kryen organizmi është gjithashtu shumë normale dhe e nevojshme për trupin.
Dihet që gjatë stinës së nxehtë trupi djersit më shpejt dhe më shumë, për shkak të përballjes me temperaturat e larta.
Në shumë raste kjo është diçka normale që ndihmon nxjerrjen e toksinave jashtë trupit.
Gjithsesi edhe ky proces nëse fillon e ndodh vazhdimisht, përveçse i dëmshëm mund të kthehet në një bezdisje të madhe.
Shenjat më të vogla të djersës fillojnë e duken mbi rroba, duke krijuar një ndjenjë parehatie të vazhdueshme.
Ka disa shkaqe mjekësore përveç vapës së tepërt se përse trupi reagon në këtë mënyrë.
