A dështoi siguria në mbrojtjen e Trump? Sina: Ish-presidenti kishte roje në numër të kufizuar

Përmes një interviste me Ora News, gazetari Beqir Sina tha se mbrojtja e ish-presidenti Trump gjatë takimeve të tij është e kufizuar në raport me atë të presidentit aktual.

Sina: Ish-presidenti amerikane u plagos më një armë zjarri. Ish-presidenti Trump është mirë, pasi plumbi i kaloi në veshin e djathtë. Vetë atentati ka shkaktuar një vëmendje të madhe në botë dhe një tmerr për të vrarë një nga figurat më të mbrojtura në planet.  Reagime të shumta kanë ardhur edhe nga dy kahet politike që e kanë dënuar këtë akt.

Nuk është se ka dështuar siguria dhe mbrojtja e Trumpit, pasi siguria e tij në këtë rast është sigurimi i sekret, por është i kufizuar. Nuk e ka numrin e duhur të rojeve, në raport me presidentin. Në këtë rast ka një format të atillë të sigurisë që është i kufizuar.