“Në një pishinë me cilin koleg do të doje të ishe?” Ja kë zgjedh Arta Kabashi

Këngëtarja e njohur Arta Kabashi, në një intervistë për “Pushime on Top”, foli për projektet e saj të reja, jetën personale apo edhe disa preferenca midis kolegëve të saj.

-Në një pishinë me cilin koleg do të doje të ishe?

Arta: Me Era Istrefin, ka shumë energji të mirë.

-Tatuazh me partnerin apo me mikun?

-Cilin këngëtar do të doje të ftoje tani për bashkëpunim?

Arta: Një këngëtar që ka talent është KIDDA, nga Suedia. Besoj në talentin e tij dhe e respektoj.

-Një këngë me Romeon apo me Olsi Bylykun?

Arta: Me Romeon e kam një këngë, me Olsin kemi qenë në studio ka disa këngë shumë të bukura. Me të dy, njerëzit mund t’i dëgjojnë të dyja.

-Çmenduri në skenë apo në shtrat?

Arta: Nëse di me e kall skenën, di me e kall shtratin. Më pëlqen kur dikush di të kërcejë se e kuptoj që ka ritëm.